< "BMW M240i M Performance Edition", me njësi të kufizuara - Auto&Tech - Kosova Sot
 "BMW M240i M Performance Edition", me njėsi tė kufizuara

"BMW M240i M Performance Edition", me njėsi tė kufizuara

Duke ndjekur hapat e përmirësimit të freskët te "2 Series", "BMW"-ja ka lansuar variantin e ri "M Performance", nga kupeja e vet më e vogël, duke sjellë njësinë e kufizuar prej 750 njësive. I quajtur "M240i M Performance Edition", motori dhe performancat janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga modeli i rregullt "M240i".

Si i tillë, motori vjen me 335 kuaj fuqi, e shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 4.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 249 KMH/, transmeton Kosova Sot.. Posedon një transmision manual me gjashtë shpejtësi dhe një tjetër me tetë shpejtësi, automatik derisa opsion është edhe tërheqja me katër rrotat. Modeli "M240i" posedon disqet 48.26 centimetra.

Ende nuk janë të ditura çmimet, porse porositë mund të bëhen që nga muaji i ardhshëm, pra në qershor. 

(Kosova Sot)

6 orë e 54 minuta më parë