"Vogëlushi" "Hyundai Kona SUV" vjen në verë - Auto&Tech - Kosova Sot
"Vogėlushi" "Hyundai Kona SUV" vjen nė verė

"Vogėlushi" "Hyundai Kona SUV" vjen nė verė

Modeli i ri "SUV" nga "Hyundai", "Kona", për pak është kapur në kamerë para prezantimit të vet zyrtar, që do të bëhet këtë verë, duke dalluar disa nga specifikat e veta që janë parë edhe te risia "Nissan Juke". Ngjyra nga kulmi vjen në linjën e dritares së ngritur. Kjo veturë do të dalë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar në muajin tetor.

Para prezantimit zyrtar të veturës, "Hyundai" ka treguar disa hije të fytyrës së veturës, që vjen me drita të holla. Modeli "Kona" do të zgjerohet me tri modele në Mbretërinë e Bashkuar. Kur të arrijë në vjeshtë, do të jetë SUV-i më i vogël në gjithë brendin e "Hyundai", transmeton Kosova Sot. 

Emri i referohet distriktit Kona, i cili gjendet në ishullin e Havait. Kjo është e tëra për momentin që kanë ofruar informata nga "Hyundai", porse të tjera informata janë premtuar në të ardhmen e afërt. Shasia e veturës me gjasë do të mbështetet te modeli ekzistues "i20", i cili tashmë i ka mbushur vetëm dy vjet. Me gjasë edhe motorin do ta marrë nga risia "i30". 

(Kosova Sot)

23 orë e 38 minuta më parë