Citroen C1 vjen në version të veçantë mahnitës (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Citroen C1 vjen nė version tė veēantė mahnitės (Foto)

Citroen C1 vjen nė version tė veēantė mahnitės (Foto)

Kompania e njohur franceze, Citroen, është në kërkim të vëmendjes së blerësve italian dhe tani ajo ofron një version të veçantë të modelit për qytet C1.

Ky model për qytet ofrohet vetëm në Itali dhe versioni i ri quhet Citroen C1 Pacific Edition, i cili vjen me 5 dyer dhe eksterier me ngjyrë të gjelbër Pacific, transmeton Koha.net.

Francezët për këtë version të veçantë kanë zgjedhur rrotat 15-inç me ngjyrë të zezë, ulëset me ngjyrë të kaltër (Zebra Blue Lagoon), sistemin multimedia, etj.

Në ofertë do të jetë në dispozicion vetëm motori benzinë 1.0-litër VTi me kapacitet prej 69 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 14,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 157 km/h.

Shitja zyrtare e Citroen C1 Pacific Edition pritet të fillojë gjatë verës me çmim prej 12.500 euro.

(Kosova Sot)

14 orë e 2 minuta më parë