< Facebook e di vazhdimisht se ku jeni, ja si ta ndaloni - Auto&Tech - Kosova Sot
Facebook e di vazhdimisht se ku jeni, ja si ta ndaloni

Facebook e di vazhdimisht se ku jeni, ja si ta ndaloni

Facebook ka një veçori e cila iu tregon vazhdimisht nëse ndonjë mik i juaji është pranë zonës ku ndodheni.

Kjo veçori shfaqet veç në aplikacionin për celularë dhe tregon se ku ndodhen miqtë tuaj pranë jush.

Veçoria quhet “Nearby Friends” (Miqtë Afër) dhe askush nuk e di qëllimin e plotë të saj.

Sigurisht nëse do të dëshironit ta dinit se ku është dikush, thjeshtë do t’i shkruanit atij, apo jo?

Kjo i bie se Facebook vazhdimisht ju gjurmon vendndodhjen dhe e di saktë se ku jeni në çdo kohë.

Ja si ta ndalni këtë:

Butoni i menysë > Explore > Nearby Friends (mund të jetë edhe i ndalur, në këtë rast s’ka nevojë të bëni ndryshime).

Prej këtu shkoni në settings dhe rrëshqisni në krye tek butoni ‘Nearby Friends’ për ta çaktivizuar funksionin.

(Kosova Sot)

4 orë e 52 minuta më parë