Apple po punon në orën e mençur “të pavarur” - Auto&Tech - Kosova Sot
Apple po punon nė orėn e menēur “tė pavarur”

Apple po punon nė orėn e menēur “tė pavarur”

Kompania Apple po punon në orën e mençur, e cila nuk është e domosdoshme që të sinkronizohet me iPhone.

BBC shkruan se ora e re direkt do të lidhet në rrjete mobile LTE.

Kompania ka nisur bisedimet me kompanitë e telekomunikimit në SHBA dhe Evropë, në mënyrë që pajisja në treg të dalë kah fundi i këtij viti.

Apple kishte lansuar orën e mençur në vitin, por ende nuk ka publikuar të dhënat për shitjen.

Shefi i kompanisë Tim Cook ka thënë se ora e tyre e mençur është më e shitura në botë. Edhe pse fillimisht ishte menduar si pajisje luksoze, Apple kohë më parë është fokusuar në nevojën e përdorimit të orës së mençur te fitnesi. 

Sipas Bloomberg, ora e re do të prodhohet nga kompania Intel.

Pajisja mund të dalë në treg disa vite pasi që kundërshtarët e Apple, Samsung dhe LG lansuan orët e tyre “të pavarura”.

(Kosova Sot)

2 orë e 25 minuta më parë