Animoji, veçoria e re e Iphone X (Video/Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
Animoji, veēoria e re e Iphone X (Video/Foto)

Animoji, veēoria e re e Iphone X (Video/Foto)

Telefoni i prezantuar nga Iphone, modeli Iphone X, mësohet se vie me disa veçori të reja duke filluar nga identifikimi i fytyrës përmes FaceID deri tek çipi më i vogël dhe më i fuqishëm ndonjëherë në telefonat e mençur, transmeton Kosova Sot Online.

E veq këtyre, Iphone X, ashtu si u mësua nga prezantimi i tij, do të ketë edhe një veçori, atë të Animoji, i cili iu mundëson shfrytëzuesve të këtij telefoni të komunikojnë përmes “emoji”-ve të tyre të preferuar. Kjo veçori e Iphone X bazohet në sistemit e tij të kamerës TrueDepth, i cili mund të kap çfarëdo shprehje të fytyrës dhe ta kthejë atë në animacion.

Inxhinieri i Softuerit, Craig Federighi, gjatë prezantimit të këtij telefoni me humor u shpreh “Nëse keni menduar se çfarë do të bënte një njeri kur do t ëkishte qasje në sistemin më të avancuar për njohjen e fytyrës, ja çfarë do të bënin “, tha ai duke treguar në ekran emojin e jashtëqitjes.

Kjo veçori nënkupton se klientët mund t’i dërgojnë emoji-t të animuar në 3D të cilët mund t’i kontrollojnë me fytyrat e tyre.

(Kosova Sot)

20 orë e 48 minuta më parë