< “Asus ZenBook Flip S” - Auto&Tech - Kosova Sot
“Asus ZenBook Flip S”

“Asus ZenBook Flip S”

Një hibrid i hollë, plot me opsione ekstra

Ata që duan ta blejnë një laptop të hollë, me 13 inç, apo ndonjë hibrid, ka mundësi të gjerë të përzgjedhjes: “Dell XPS 13”, “Razer Blade Stealth”, “HP Spectre x360”, ose edhe “Microsoft Surface Laptop”, që të gjithë këta laptopë i përmbushin këto kritere. Që të gjithë ata ofrojnë një lloj të idesë të një laptopi “Windows” tepër portabël me ekran të ndjeshëm në prekje, me kapacitet solid, procesorë të rinj “Intel Core i5” dhe “i7 CPU”, si dhe me video HD, apo edhe më të mirë dhe me mbështetje për një ‘stylus’, i cili në disa raste blihet veçmas.

Edhe laptopi “ZenBook Flip S” nga “Asus” bën pjesë në këtë kategori.

Hibrid i hollë

“Asus” insiston se ky është njëri nga laptopët më të hollë hibridë, me 13 inçë dhe me shkallë të hapjes prej 360 shkallësh, me trashësi 10.9 mm.

Por, derisa pjesën më të madhe të laptopëve të përmendur më lart mund t’i konfiguroni me specifika dhe aksesorë të ndryshëm, “Asus ZenBook Flip S” përmban një numër të madh aksesorësh, sipas shijes tuaj.

Bashkë me këtë laptop vjen një laps aktiv “stylus”, një port USB-C me HDMI, USB-A dhe USB-C. Nga këto, ‘nyja’ me gjasë është më e dobishmja, meqë “ZenBook” ka vetëm dy porte USB-C për të dhëna dhe energji. Shumë sisteme të ngjashme ju detyrojnë që t’i blini këto ndaras, duke përfshirë edhe “Microsoft Surface Pro” dhe “Surface Laptop”.

Konfiguracioni që tregohet këtu është në dispozicion në “Microsoft St

ore”. Ai përfshin procesorin e gjeneratës së shtatë “Intel Core i7 CPU”, 16 GB të RAM dhe 512 GB SSD, plus “stylus”-in, portin USB-C dhe mëngën për 1.399 dollarë.

Tepër “hot”

Ndër të metat e këtij laptopi, mund të themi se është vërejtur se ai nxehet shpejt, qoftë edhe me një përdorim modest. Për këtë shkak, mbajtja e këtij laptopi në prehër mund të shkaktojë bezdi.

Portet dhe shtesat ekstra gjenden në skajet e holla të laptopit. Lexuesi i gishtave është vërejtur se funksionon mirë.

Ekrani është mjaft i ndritshëm, përkundër një rezolucioni prej vetëm 1,920 x 1,080 pikselësh.

Marrë në përgjithësi, performanca e këtij laptopi është e shkëlqyeshme, gjë që me të drejtë mund të pritet nga një laptop me procesorin e gjeneratës së fundit, “Intel Core i7 CPU”.

Anët pozitive

Një hibrid i hollë, me stil, me lexues të gishtave “Windows Hello” dhe me një SSD të madh. Përfshin edhe një “stylus”, portin USB-C dhe një mëngë, në vend që këto t’i blini ndaras.

Anët negative

Ekrani ka vetëm 1,920x1,080 pikselë, audioja nuk është e veçantë dhe reagimi i “stylus”-it nuk është aq i mirë sikur te disa pajisje të tjera.

Vlerësimi përfundimtar

“Asus ZenBook Flip S” ofron dizajn dhe performancë të ngjashme me laptopët e tjerë të hollë me 13 inçë, por shtesat që përfshihen në pako, e bëjnë atë më të vlefshëm.

 

Vlerësimi i përgjithshëm (1 deri 10): 8.1

Dizajni: 8.0

Tiparet: 9.0

Performanca: 8.0

Bateria: 7.0 

(Kosova Sot)

11 orë e 52 minuta më parë