< Microsoft nuk mbështet më Windows 10 1511 dhe Office 2007 - Auto&Tech - Kosova Sot
Microsoft nuk mbėshtet mė Windows 10 1511 dhe Office 2007

Microsoft nuk mbėshtet mė Windows 10 1511 dhe Office 2007

Përditësimi i katërt pritet të debutojë më 17 Tetor. Sa i takon Office 2007, Microsoft ofron mbështetje për suitat e produktivitetit për të paktën 10 vite.

Mbështetja e Microsoft për versionin 1511 të Windows 10-ës përfundoi ditën e Marte. Së bashku me të përfundoi edhe mbështetja për Office 2007.

E vërteta është se këto softuerë nuk mbështetën më kot në të njëjtën ditë. Microsoft çdo të marte të dytë të çdo muaji publikon përditësime sigurie për softuerët e kompanisë.

Microsoft mbështet produktet e tij për një kohë të caktuar në varësi të ditës kur ka debutuar përditësimi apo softueri.

Më 10 Tetor është përditësimi i fundit i sigurisë për Windows 10 1511 dhe Office 2007.

Windows 10 1511 ishte përditësimi i parë madhor i Windows 10-ës që kur debutoi verën e 2015-ës. Me Windows 10-ën si një shërbim, sistemit operativ në vend të versioneve të reja do të marrë vetëm përditësime të cilat e përmirësojnë dita ditës me veçori dhe funksionalitete të reja krahas fokusit në siguri.

Përditësimi i katërt pritet të debutojë më 17 Tetor. Sa i takon Office 2007, Microsoft ofron mbështetje për suitat e produktivitetit për të paktën 10 vite.

Microsoft Office 2007 debutoi më 30 Janar 2007.

 (Kosova Sot)

16 orë e 51 minuta më parë