< Twitter sjell veçorinë më të re, Happening Now - Auto&Tech - Kosova Sot
Twitter sjell veēorinė mė tė re, Happening Now

Twitter sjell veēorinė mė tė re, Happening Now

Moments karakterizoheshin nga elementë vizuatë, imazhet dhe video të cilat shpeshherë janë quajtur si rivali i Instagram dhe Snapchat Stories.

Twitter ditën e sotme prezantoi një veçori të re të quajtur “Happening Now” për fillestarët duke theksuar grupe cicërimash rreth një teme të caktuar përpara se funksionaliteti të shtrihet tek lajmet e fundit dhe përmbajtjet argëtuese.

Nëse u ngjan me Twitter Moments atëherë keni të drejtë. Edhe Moments ofronin një mënyrë për të mësuar më shumë rreth temave dhe kategorive të caktuara si sportet, lajmet apo përmbajtjeve argëtuese.

Por Twitter Moments ishin një përzgjedhje e kuruar e cicërimave që tregoni një histori ndërsa Happening Now i dërgon përdoruesit tek një timeline të dedikuar cicërimash.

Moments karakterizoheshin nga elementë vizuatë, imazhet dhe video të cilat shpeshherë janë quajtur si rivali i Instagram dhe Snapchat Stories.

Twitter publikoi në rrjetin social një demo sesi do të funksionojë Happening Now.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter përpiqet ta bëjë rrjetin social më joshës për fillestarët. Vitin e kaluar përditësoi faqen kryesore për përdoruesit të cilët duan të regjistrohen duke u ofruar kategori të ndryshme.

 (Kosova Sot)

22 orë e 53 minuta më parë