< Smartfoni i ri “BlackBerry”, befasi e këndshme - Auto&Tech - Kosova Sot
Smartfoni i ri “BlackBerry”, befasi e kėndshme

Smartfoni i ri “BlackBerry”, befasi e kėndshme

Kompania “BlackBerry”, gjatë Javës së teknologjisë GITEX në Dubai, prezantoi modelin “Motion”, smartfonin, i cili do ta ketë një bateri të madhe. “Motion” e ka një ekran prej 5,5 inçësh dhe një “Snapdragon 625 SoC”.

Atuja më e madhe e këtij celulari është bateria me 4.000 mAh. Sa për krahasim, kjo është bateri më e fuqishme sesa ajo që gjendet te “Samsung Galaxy 8” (3.500mAh).

Prapa këtij telefoni, në fakt, fshihet kompania TCL, e cila është e ngarkuar për prodhimin dhe, ajo që është definitivisht ndryshe, është fakti që kjo pajisje do të punojë me sistemin operativ “Android”.

Telefoni do të jetë së shpejti në dispozicion me një çmim prej 460 dollarësh.

(Kosova Sot)

16 orë e 13 minuta më parë