< “Samsung Galaxy Note 9”, më i mirë sesa “iPhone X”? - Auto&Tech - Kosova Sot
“Samsung Galaxy Note 9”, mė i mirė sesa “iPhone X”?

“Samsung Galaxy Note 9”, mė i mirė sesa “iPhone X”?

Analisti i kompanisë “KGI Securities”, Ming-Chi Kuo, thotë se perla më e re e serisë “Samsung Galaxy Note”, sipas të gjitha gjasave do ta përmbajë skanerin e shenjave të gishtave nën ekran.

Kjo dmth se përdoruesit e kësaj pajisjeje të re mobile, e cila do të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit 2018, do të jenë në gjendje që ta shkyçin pajisjen e tyre thjesht, duke e vendosur gishtin mbi ekran, transmeton gazeta Kosova Sot.

Mu këtë funksion kishte ndërmend që ta inkorporonte edhe “Apple” në celularin e ri “iPhone X”, por gjatë verës kishte hequr dorë nga ajo, për shkak të ofrimit të afatit të prodhimit. Në vend të saj, “iPhone X” mori teknologjinë “Face ID” për njohjen e fytyrës me anë të sensorëve 3D.

(Kosova Sot)

8 orë e 27 minuta më parë