< DOCSIS 3.1 sjell internet me shpejtësi 10Gbps për rrjetet kabllore dhe konsumatorët - Auto&Tech - Kosova Sot
DOCSIS 3.1 sjell internet me shpejtėsi 10Gbps pėr rrjetet kabllore dhe konsumatorėt

DOCSIS 3.1 sjell internet me shpejtėsi 10Gbps pėr rrjetet kabllore dhe konsumatorėt

Versioni i parë i DOCSIS 3.1 u prezantua në 2013-ën dhe ofronte shpejtësi shkarkimi prej 10Gbps dhe ngarkimi prej 1Gbps megjithatë modemet e parë me këtë teknologji nuk erdhën deri në 2016-ën.

Shpejtësitë e internet kabllor me vlera shkarkimi dhe ngarkimi prej 10Gbps pritet tu bashkohen shtëpive së shpejti në vendet e zhvilluara.

Konsorciumi R&D në bashkëpunim me CableLabs thanë ditën e sotme se kanë finalizuar një përditësim të DOCSIS 3.1 i cili do të mundësojë internet me shpejtë deri në 10Gbps.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se përdoruesit do të vërejnë menjëherë një rritje shpejtësie nga dita e nesërme sepse implementimi komercial merr të paktën disa vite dhe shpejtësi 10Gbps mund të mos arrihet ngaqë është vlerë e arritur në kushte laboratorike.

Versioni i parë i DOCSIS 3.1 u prezantua në 2013-ën dhe ofronte shpejtësi shkarkimi prej 10Gbps dhe ngarkimi prej 1Gbps megjithatë modemet e parë me këtë teknologji nuk erdhën deri në 2016-ën.

Edhe pse implementimi kërkon ca vite, CableLabs e përshkruar përditësimin si një arritje të madhe. Rrjetet aktuale DOCSIS duhet të përballojnë trafikun në hyrje dhe dalje në një kanal të vetëm nga disa konsumatorë por me Full DOCSIS Duplex secili prej tyre ka shërbim simetrik dhe shpejtësia e ngarkimit do të rritet pa sakrifikuar atë të shkarkimit.

Me Full Duplex DOCSIS 3.1, kompanitë mund të ofrojnë shpejtësi gigabitëshe mbi rrjetet aktuale pa qenë nevoja të shtrijnë infrastrukturat e shtrenjta të fibrave optike.

Por sa do të marrin realisht konsumatorët nga DOCSIS 3.1? Cisco kreu një testim në Maj dhe kapi shpejtësi shkarkimi prej 890Mbps dhe ngarkimi prej 680Mbps në një spektrum të ndarë prej 576Mhz.

Aktualisht modemet kabllorë sot operojnë mbi spektrat 204Mhz ku u deshën vetëm 96Mhz për të arritur shpejtësinë e Cisco.

 (Kosova Sot)

21 orë e 1 minuta më parë