< 11 rregullat e suksesit të Apple, të shtypura pas çdo ID-je në këtë kompani (Foto) - Auto&Tech - Kosova Sot
11 rregullat e suksesit tė Apple, tė shtypura pas ēdo ID-je nė kėtė kompani (Foto)

11 rregullat e suksesit tė Apple, tė shtypura pas ēdo ID-je nė kėtė kompani (Foto)

Këto rregulla ishin udhëzues për çdo punëtor në këtë kompani.

Blogeri ‘wowbobwow’ pa publikuar një foto të pjesës së pasme të kartelës identifikuese si punëtor i Apple në vitin 2004. Aty shihen 11 rregulla të prezantuar nga nën presidenti i Apple John ‘JB’ Brandon. Kjo listë rregullash quhej ‘Rregullat e Suksesit’, të cilën listë e gjeni në vazhdim.

1. Shkëputuni nga e vjetra, përfitoni nga e ardhmja

2. Gjithmonë thuaj të vërtetën, më mirë ta dëgjojmë lajmin e keq tani sesa më vonë.

3. Pritet niveli më i lartë i integritetit, kur ke dyshime, pyet

4. Mësoni të jeni një biznesmen i mirë, jo vetëm një shitës i mirë

5. Gjithkush fshin dyshemenë

6. Jini profesionistë në stil, fjalime dhe si përcillni gjërat

7. Dëgjojeni konsumatorin, ata gati çdo herë e kuptojnë atë

8. Krijo marrëdhënie fitues/fitues me partnerët tanë

9. Kujdesuni për njëri tjetrin, ndarja e informacioneve është gjë e mirë

10. Mos e merrni veten shumë seriozisht

11. Kënaquni, përndryshe nuk ia vlen

(Kosova Sot)

15 orë e 12 minuta më parë