< Ja si Facebook e kupton kur ju bini në dashuri - Auto&Tech - Kosova Sot
Ja si Facebook e kupton kur ju bini nė dashuri

Ja si Facebook e kupton kur ju bini nė dashuri


Facebook lexon çfarë shkruajnë njerëzit e dashuruar

Rezulton se ekziston një grup shkencëtarësh të të dhënave që studiojnë dashurinë në facebook. Falë kërkimit të tyre, inteligjenca artificiale është në gjendje të parashikojë kur do të filloni një marrëdhënie romantike më mirë se një psikolog.

Nga konkluzionet dhe shenjat interesante që janë mbledhur, mundësohet zbulimi i lidhjeve që lidh dy përdoruesit e zakonshëm të një rrjeti social.

Jo të gjithë përdoruesit e tregojnë publikisht statusin e marrëdhënieve të tyre, por kjo nuk do të thotë se Facebook nuk e di çfarë i lidh ata.

Ekipi studion sjelljen e atyre që kanë treguar tashmë statusin e marrëdhënies së tyre dhe gjen ngjashmëri në palë të tjera të njerëzve.

Nëse Facebook supozon se ti dhe dikush tjetër jeni miq të mirë apo të dashuruar:

Ju do të filloni të shihni më shumë lajme nga ky person në Newsfeed-in  tuaj;
ky përdorues do të shfaqet më lart në shiritin tuaj të bisedës;
faqja do t’ju ftojë të organizoni një takim për të organizuar një ditëlindje për këtë person;
faqja nganjëherë do t’ju kujtojë atë që ju bashkon dhe ofron për të ndarë kujtimet e përbashkëta në Timeline.

(Kosova Sot)

22 orë e 14 minuta më parë