< Apple nuk i ngadalëson modelet e vjetra kur sjell iPhone të ri, tregon hulumtimi - Auto&Tech - Kosova Sot
Apple nuk i ngadalėson modelet e vjetra kur sjell iPhone tė ri, tregon hulumtimi

Apple nuk i ngadalėson modelet e vjetra kur sjell iPhone tė ri, tregon hulumtimi

Futuremark është një kompani e cila punon në sektorin e testimeve të komponentëve hardware të cilët ekzekutojnë programe dhe sisteme operative. Një nga testet e fundit, në objektiv kanë qënë versionet e iPhone duke filluar nga iPhone 5s. Sipas zërave më të fundit, Apple ka ngritur në këmbë një mekanizëm për të mos mbështetur modelet e vjetra në versionet e fundit të iOS.

Kompania ka mbledhur rreth 100 mijë të dhëna të cilat janë rrezultatet e ekzekutimit të programeve që kryejnë teste Benchmark në modelet në fjalë. Kujtojmë gjithashtu se me prezantimin e iOS 11, Apple ka ndërprerë mbështetjen për iPhone 5 dhe aktualisht modeli më i vjetër i përkrahur është iPhone 5s.

Nga statistikat e marra për iPhone 5s dhe të pasqyruara në grafikun e mëposhtëm, mund të shihet qartë se përdorimi i këtij modeli me iOS 9, 10 dhe 11, nuk ka ndryshime madhor në performancë. 

Siç mund ta shihni, testimet janë bërë duke mbajtur të dhënat e raportuara për performancën e procesorit grafik gjatë përdorimit me 3 sistemet operative. 

Mund të themi se sa më e lartë të jetë vlera aq më performant ka qënë procesori grafik dhe sipas ekspertëve variacionet janë të pakonsiderueshme. 

Të njëjtat matje janë bërë edhe për proçesorin, i cili tregon variacione në rënie më të theksuara, gjatë përdorimit me iOS 10 dhe 11. Por dhe në këtë rast ato janë të pakonsiderueshme për performancën e përgjithshme.

Të njëjtat matje janë bërë për iPhone 6, 6s dhe 7, ku në të gjithë grafikët e publikuar, mund të shihet qartë që variacionet janë brënda normave dhe ndodhin me rritjen e kërkesës për më shumë shpejtësi hardware nga ana e sistemit operativ iOS, nga versioni në version dhe nuk janë aq të mëdha sa të penalizojnë përdorshmërinë e produktit. 

(Kosova Sot)

34 minuta më parë