< Ja si mund t'ju hakohet celulari - Auto&Tech - Kosova Sot
Ja si mund t

Ja si mund t'ju hakohet celulari

Deri më tani është treguar se nuk ka asnjë pajisje e cila nuk mund të hakohet. Kjo mund të ndodhë në mënyra të ndryshme: 1. Duke instaluar disa prej aplikacioneve spiune, sikur Spy Phone App, Spyzie dhe ngjashëm. 2. Rrjetet Wi-Fi, kryesisht në kafene publike, restorante, hotele dhe aeroporte. 3. Me anë të 'phisingut' të sms-ve, i cili funksionon ashtu që ju arrin porosia me link. Duke klikuar në këtë link, instalohet programi keqbërës, i cili hakerëve ua bën të njohur përmbajtjen e celularit tuaj. 4. Me mbushje të baterisë në vende publike - me anë të portit USB mund të barten të gjitha të dhënat tuaja nga celulari. Ndër shenjat që tregojnë se celulari juaj është i hakuar, janë: bateria përnjëherë zbrazet më shpejt sesa rëndom, celulari nxehet edhe nëse nuk e përdorni celularin tepër, celulari fiket dhe ndizet vet, etj. 

(Kosova Sot)

19 orë e 59 minuta më parë