< Qëndroi mbyllur për 20 vjet, McLaren F1 shitet 20 herë më shtrenjtë se kur është lansuar - Auto&Tech - Kosova Sot
Qėndroi mbyllur pėr 20 vjet, McLaren F1 shitet 20 herė mė shtrenjtė se kur ėshtė lansuar

Qėndroi mbyllur pėr 20 vjet, McLaren F1 shitet 20 herė mė shtrenjtė se kur ėshtė lansuar

McLaren që u prodhua gjatë viteve 1990, duke shfrytëzuar teknologjinë e F1, për shtatë vjet ishte makina më e shpejtë që lejohej të lëvizte në rrugë normale.

Vetëm 106 makina të tilla janë prodhuar në atë kohë, ndërsa blerësit duhej të paguanin deri në 700 mijë euro për të blerë një të tillë.

Pronari i njërës prej këtyre veturave, që e ka mbajtur të mbyllur për 20 vjet në kushte të përkryera, ka vendosur ta shesë këtë McLaren, për një çmim shumë të lartë.

Ai që dëshiron ta blejë këtë veturë, duhet të paguajë 14 milionë euro, që është 20 herë më shtrenjtë se çmimi që është paguar në fillim.

ImageImage

(Kosova Sot)

5 orë e 46 minuta më parë