< "LENOVO THINKPAD YOGA 370" - Auto&Tech - Kosova Sot
"LENOVO THINKPAD YOGA 370"

"LENOVO THINKPAD YOGA 370"

Pse të përcaktoheni midis një laptopi 'ThinkPad', apo një tableti 'Yoga', kur mund t'i keni të dytë? Kjo është ideja që qëndron prapa këtij laptopi konvertibil, dy në një, nga 'Lenovo'. 'Lenovo' ishte ndër prodhuesit e parë që përqafoi këtë koncept me linjën e vet "Yoga", duke filluar nga viti 2012, ku "Lenovo ThinkPad Yoga 370" vetëm sa e plotëson këtë linjë. Me një çmim prej 1,265 dollarësh, ky laptop me 13.3 inçë është një 'mes i artë' midis laptopëve me 12 dhe 14 inçë. Me nyjën që lëvizë deri në 360 shkallë, ky laptop mundëson një lëvizje të tillë të ekranit, saqë ai mund të përdoret edhe si tablet dhe ka një 'stylus' me mbajtës të inkorporuar, ashtu që pa probleme mund të merrni shënime. Kemi të bëjmë me një laptop të mirë për biznes, apo për studentë edhe pse çmimi i tij nuk është aq i ulët. Modeli i paraqitur këtu kushton 1,389 dollarë dhe ka një procesor 2.5G Hz Intel Core i5-7200U CPU, 8 GB të DDR4 RAM dhe 256GB SSD.

ÇELËSI I SUKSESIT

Laptopi i "Lenovo"-s sjell një kejbord të njohur "ThinkPad", me një shtesë "TrackPoint" dhe me një 'touchpad' të madhësisë mesatare për një navigim adekuat. Ekziston, si opsion, edhe lexuesi i shpejtë dhe i saktë i shenjave të gishtave që punon me "Windows Hello" afër kejbordit, i cili ofron një nivel ekstra të sigurisë. Kejbordi tepër efikas është njëri ndër tiparet më të mira të këtij laptopi. Me këtë kejbord mund të shkruani edhe dokumente të gjata, pa ndier lodhje. Laptopi vjen me 'stylus'-in "Lenovo ThinkPad Pen Pro", një laps 'Wacom AES', i cili punon me një 'touchscreen' me 10 pikë. AI është në gjendje që të detektojë 2,048 lloje të ndryshme të presionit dhe ka dy butona.

NJË KONVERTIBIL I MIRË

Dy nyjat e laptopit, që lëvizin deri në 360 shkallë, ndikojnë në transformimin e tij në tablet, edhe pse pesha prej 1.4 kilogramësh ende është paksa e madhe për një tablet. Laptopi "ThinkPad Yoga 370" bëhet nga një përzierje e materialeve, duke përfshirë edhe një guacë dhe kornizë të karbonit. Ai është i mbështjellë me një material të butë në prekje.

PORTET:

• Porti USB-C/Thunderbolt 3.0

• Dy porte USB 3.0

• Porti HDMI

• Lexuesi i kartës MicroSD

• Hapësira SIM (Opsionale LTE)

 • "Xheku" për dëgjuese Ekrani i ndjeshëm në prekje reagon shpejt ndaj prekjeve, si edhe ndaj prekjeve me anë të "stylus"-it. Edhe detektimi i shuplakës është parë se funksionon mirë

IA VLEN

Meqë laptopi "Lenovo" me sukses kombinon fleksibilitetin e linjës "Yoga", me linjën "ThinkPad", me një çmim të arsyeshëm për një laptop konvertibil me specifika kompetitive. Nëse kërkoni një laptop më të favorshëm, atëherë "Lenovo ThinkPad 13" është një model më i lirë, që ka një kejbord solid. "ThinkPad X1 Yoga" ka një dizajn më të mirë, një jetë më të gjatë të baterisë dhe një përzgjedhje më të madhe të porteve.

ANËT POZITIVE

"Lenovo ThinkPad Yoga 370" ka një kejbord të shkëlqyeshëm, një 'stylur' të mirë dhe një performancë solide. Dizajni i tij i qëndrueshëm ofron një përzgjedhje të mirë të porteve.

ANËT NEGATIVE

Ekrani i këtij laptopi është më reflektiv krahasuar me atë të pajisjeve "ThinkPad". Plus, jeta e baterisë do të mund të ishte më e gjatë.

VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR

"Lenovo ThinkPad Yoga 370" nuk është laptopi më i mirë i linjës "Yoga", por ofron shumë për ata që kanë nevojë për një laptop të mirë dy në një për të shkruar dhe vizatuar.

VLERËSIMI I PËRGJITHSHËM (1 DERI 10): 8.3

Dizajni: 9.0 Tiparet: 8.0 Performanca: 8.0 Bateria: 8.0

 (Kosova Sot)

17 orë e 41 minuta më parë