< WhatsApp me risi për iOS dhe Android - Auto&Tech - Kosova Sot
WhatsApp me risi pėr iOS dhe Android

WhatsApp me risi pėr iOS dhe Android

Nga të gjitha pronat e ndryshme të Facebook, WhatsApp definitivisht nuk është më i shpejti kur vjen puna për të shtuar veçori të reja ose për të kapur konkurrentët në këtë drejtim. Por ende ka funksione të reja kohë pas kohe, dhe sot po flasim për ndarjen e lokacionit tw drejtpërdrejtë.

Kjo është parë më parë në aplikacione si Google Maps dhe madje edhe Facebook Messenger – lansimi në të dyja këto raste ka ndodhur në mars. Shtatë muaj më vonë, tipari më në fund është gati të shtohet në WhatsApp.

Do të dalë “në javët e ardhshme” në aplikacionet Android dhe iOS të shërbimit të bisedës. Ndarja e drejtpërdrejtë e vendndodhjes është e koduar nga fundi në fund dhe mund të kontrollosh se me kw të ndash dhe për sa kohë. Ju jeni gjithashtu në gjendje të ndaloni ndarjen në çdo kohë.

(Kosova Sot)

15 orë e 27 minuta më parë