< Prezantohet koncepti "Toyota Fine-Comfort Ride" - Auto&Tech - Kosova Sot
Prezantohet koncepti "Toyota Fine-Comfort Ride"

Prezantohet koncepti "Toyota Fine-Comfort Ride"

"Toyota" ka prezantuar edhe një nga konceptet e saj te "Tokyo Motor Show" veturën e quajtur "Fine-Comfort Ride", transmeton gazeta Kosova Sot. Modeli "Fine-Comfort Ride" është mjaft i gjatë, me 4,830 milimetra, rreth 30 centimetra më e gjatë sesa "Prius", megjithëse më i shkurtë se prodhimi ekzistues i "Toyota"-s, modeli "Mirai". Baza ndër-boshtore e konceptit është më e gjatë se e modelit "Mirai". Krijimi i "Toyota"-s është më i gjatë se sa limuzina. Të gjitha këto proporcione motorin e "Fine-Comfort Ride" e kanë zhvilluar me teknologjinë me hidrogjen. Ky burim i fuqisë dhe motorët elektrikë, lejojnë që gomat të vendosen pikërisht në këndet e veturës. Në shkëmbim kjo jep shumë hapësirë, në mënyrë që vetura të ketë gjashtë ulëse.

(Kosova Sot)

23 orë e 33 minuta më parë