< "Volkswagen Polo SUV" vjen më 2018-ën - Auto&Tech - Kosova Sot
"Volkswagen Polo SUV" vjen mė 2018-ėn

"Volkswagen Polo SUV" vjen mė 2018-ėn

Pushtimi i "Volkswagen"-it në tregun për "SUV" do të vazhdojë verën që po vjen me një "Polo" që me gjasë do të quhet "TCross". Modeli "Polo SUV" do të huazojë stilin nga modeli më i madh "TRoc", grillin dhe këndet e ënjtura të formave, për të pasur dukje më sportive. Po ashtu, është ngritur edhe në lartësi. Modeli i fundit i VW-së do të bazohet në versionin më të vogël të platformës së vet "MQB". Përderisa detaje për motorët ende kanë mbetur të zbulohen, pritet që brendi të fillojë me 109 kuaj fuqi, me motorin 1.0- litra, me tre cilindra, njësia me benzinë. Do të ofrohen transmisione "Dual-clutch" përkrah edhe njësive manuale. "Foshnja "SUV" duket shumë sportive", ka thënë një burim i brendshëm. "Do të habiteni nëse është fare një 'VW'".

(Kosova Sot)

1 orë e 9 minuta më parë