< "Toyota Supra", zëvendësimi i "Z4"-shit - Auto&Tech - Kosova Sot
"Toyota Supra", zėvendėsimi i "Z4"-shit

"Toyota Supra", zėvendėsimi i "Z4"-shit

Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi ishte futur në prodhim, "Toyota Supra" po rikthehet në vitin 2018, e fotot tona e tregojnë se si do të duket kur të dalë në shitje. Pritet që kjo veturë sportive të arrijë në vitin 2018 dhe është ndërtuar në bashkëpunim me "BMW"-në - do të ndajnë së bashku platformën që vjen si zëvendësim për "Z4". Me gjasë vetura do të huazojë aspektet e dizajnit të njëjtë "FT-1", konceptin e veturës "Toyota" nga viti 2014. Më herët gjatë këtij viti është mësuar se "Toyota" dhe "BMW" do të bëhen partner në ndërtimin e veturave sportive së bashku, e tashmë kjo është dëshmuar me modelin e fundit "Supra" që vjen si zëvendësim për modelin "Z4".

(Kosova Sot)

23 orë e 42 minuta më parë