< BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re - Auto&Tech - Kosova Sot
BlackBerry KEYone Black Edition ofron mė shumė sesa njė ngjyrė tė re

BlackBerry KEYone Black Edition ofron mė shumė sesa njė ngjyrė tė re

Në të vërtetë edicioni në ngjyrë të zezë dyfishon sasinë e memorie nga 32GB në 64GB si dhe rrit sasinë e memories RAM nga 3GB në 4GB.

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni me tastierë fizike dhe sistem operativ Android i BlackBerry, KEYone.

Ky telefon erdhi për të mbushur hendekun që ekzistonte mes një telefoni me butona dhe një sistemi operativ modern.

Tashmë KEYone “Black Edition” ka mbërritur dhe sjell më shumë sesa ndërrimin e ngjyrës.

Në të vërtetë edicioni në ngjyrë të zezë dyfishon sasinë e memorie nga 32GB në 64GB si dhe rrit sasinë e memories RAM nga 3GB në 4GB.

Black Edition është më i shpejtë dhe ruan ende sharmin e modelit origjinal. Aktualisht ky është BlackBerry më i mirë që mund të blini nëse flasim për telefonët Android.

Andaj nëse vlerësoni tastierën fizike dhe përfitimet e mëdha të shkurtesave të aplikacioneve me një të shtypur butoni, atëherë KEYone është zgjidhja e duhur pa kompromentuar aspak ekranin.

Tastiera e KEYone sillet si një trackpad ndërsa telefoni ka edhe një buton të dedikuar i cili kryen më shumë funksione sesa butoni Bixby i Note 8-ës.

KEYone Black Edition doli në shitje në Kanada për 799 dollar.

 (Kosova Sot)

17 orë e 50 minuta më parë