< Pesë veturat më të përdorura nga grupet mafioze - Auto&Tech - Kosova Sot
Pesė veturat mė tė pėrdorura nga grupet mafioze

Pesė veturat mė tė pėrdorura nga grupet mafioze

Jemi mësuar të shohim në filma aksion se si bandat kriminale dhe ato mafioze, përdorin pajisje të avancuar dhe vetura të shpejtë për të kryer “misionet” e tyre.

Por, edhe në jetën reale ata preferojnë ta bëjnë një gjë të tillë që të jenë të sigurtë që gjithçka do të shkojë sipas planit dhe të mos ketë ndonjë ndërhyrje të befasishme.

Dhe duke marrë parasysh se përmes plaçkitjeve, vrasjeve me pagesë e gjërave tjera ilegale, ata fitojnë shuma të majme të hollave. E kur janë në pyetje veturat për të kryer “misione”, ata tregohen të kujdesshëm dhe zgjedhin më të mirat që janë në treg.

Kur themi më të mirat, nënkuptohet të shpejta, fuqishme, blinduara dhe të përshtatshme për të gjitha terrenet – qofshin ato malore.

Më poshtë ju sjellim pesë vetura që mafiat i përdorin për të kryer vrasje, vjedhje e gjëra tjera kriminale.

Në vendin e pestë renditet krenaria gjermane, Mercedes Benz W124 që tradicionalisht është dëshmuar si një veturë që i ka të gjitha, dhe ofron siguri gjatë ngasjes. Është e shpejtë, ka hapësirë të mjaftueshme për pesë persona si dhe bagazh të madh në të cilin mund të fshehin paratë e vjedhura, por edhe armët që i kanë përdorur në ndonjë vrasje.

Cadillac Escalade është renditur në vendin e katërt dhe njihet si një veturë shumë e madhe që ofron komoditet por edhe privatësi, për faktin se është më i lartë, duke i pamundësuar autoriteteve të rendit të identifikojnë keqbërësit.

Kur flitet për vetura të shpejta dhe të sigurta natyrisht se aty duhet patjetër të jetë edhe vetura tjetër gjermane Audi, që në mbarë botën njihet si një veturë mjaft luksoze. Kështu në vendin e tretë është pozicionuar modeli Audi A8 W12, që brenda pak sekondave mund të arrij një shpejtësi marramendëse.

Vendi i parafundit respektivisht i dyti i ka takuar edhe një modeli tjetër të Mercedes. Bëhet fjalë për Mercedes G55, një veturë mjaft e fuqishme dhe njëherit shumë e sigurt gjatë ngasjes. Ajo është e përshtatshme për të gjitha terrenet e në veçanti për ato malore.

Primati për të parin në këtë kategori i ka takuar gjigantit bavarez BMW M5 E60 që padyshim është një veturë me të gjitha të mirat. E shpejtë, e fuqishme, komode, hapësirë të mjaftueshme e teknologji të avancuar. 

(Kosova Sot)

11 orë e 22 minuta më parë