< Facebook eksperimenton me News Feed, një për postimet personale dhe një për komerciale - Auto&Tech - Kosova Sot
Facebook eksperimenton me News Feed, njė pėr postimet personale dhe njė pėr komerciale

Facebook eksperimenton me News Feed, njė pėr postimet personale dhe njė pėr komerciale

Rrjeti social Facebook tha ditën e Hëne se ishte duke eksperimentuar me një ide e cila ndan Furnizuesin e Lajmeve (News Feed) në dy pjesë, duke ndarë postimet komerciale nga ato personale.

Kjo lëvizje pritet të nxisë bizneset të investojnë më shumë në reklamim në platformën me 2 miliard përdorues në muaj.

Facebook News Feed, gur themeli i rrjetit social më të madh në botë, është shtëpia e një mori postimesh si foto dhe të reja nga miqtë e familja, nga njerëzit e famshëm por edhe reklamave të bizneseve.

Ky eksperiment, i cili po realizohet në vetëm gjashtë vend të vogla të botës, ofron për përdoruesit dy News Feed sipas kompanisë: njëri i fokusuar tek miqtë dhe familja dhe tjetri tek faqet që përdoruesit kanë pëlqyer.

Ndryshimi do të detyrojë çdo publikues apo faqe të paguajë nëse dëshiron që reklamat e tyre të shfaqen tek News Feed dedikuar familjes dhe miqve.

Testimet e para janë kryer në Bolivi, Kamboxhia, Guatemala, Serbi, Sllovaki dhe Sri Lanka, një eksperiment i cili pritet të zgjasë disa muaj.

Adam Mosseri, ekzekutivi i Facebook i cili drejton politikat e News Feed tha se kompania nuk ka në plan të ofrojë një shërbim të tillë për 2 miliard përdoruesit përsa kohë është në fazë eksperimentale.

Gjithashtu faqet nuk do të jenë të detyruara të paguajnë për përhapjen e informacionit të tyre gjatë kësaj kohe.

Eksperimenti thuhet se ka prekur disa publikues dhe media në Sllovaki raporton një gazetar lokal në Medium.

 (Kosova Sot)

56 minuta më parë