< Huawei ka shitur 100 milion pajisje përgjatë 2017-ës - Auto&Tech - Kosova Sot
Huawei ka shitur 100 milion pajisje pėrgjatė 2017-ės

Huawei ka shitur 100 milion pajisje pėrgjatė 2017-ės

“Me 10,000 punonjës në mbarë botën që punojnë vetëm në kërkim dhe zhvillim, presim që të fitojmë më shumë konsumatorët të rangut të lartë kur fitimi është më i lartë gjithashtu.”

Prodhuesi Kinez i telefonëve Huawei ka prodhuar dhe shitur 100 milion pajisje në tre tre mujorët e parë të këtij viti.

Madje kaloi edhe Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë përgjatë periudhës Qershor – Korrik.

Edhe pse këto dy muaj kanë qenë gjithnjë një problem për Apple ndërsa konsumatorët e saj presin për gjeneratën e re të iPhone, për Huawei ngelet një arritje e madhe.

Gjatë një interviste me CEO e grupit të konsumatorëve, Richard Yu, ai konfirmoi se shënjestra e kompanisë së tij nuk është vetëm Apple, por edhe Samsung gjithashtu:

“Ne do ti parakalojmë ato padyshim. Ky është fati ynë. Mbase nuk po tregohem modest, por askush nuk mund të na ndalojë ne,” shprehej Ai.

Nuk është e vështirë të pranoni këtë argument. Shitjet e kompanisë janë rritur ndjeshëm në rangut e ulët dhe të mesëm jo vetëm në tregjet Aziatike dhe atë Kinez por edhe në Evropë.

“Me 10,000 punonjës në mbarë botën që punojnë vetëm në kërkim dhe zhvillim, presim që të fitojmë më shumë konsumatorët të rangut të lartë kur fitimi është më i lartë gjithashtu.”

Në përgjatë periudhës Janar – Shtator kompania është rritur me 195 krahasuar me një vit më parë. Numri i dyqaneve të Huawei është rritur me 19% në 42,300 në mbarë botën. 

 (Kosova Sot)

19 orë e 17 minuta më parë