< "SAMSUNG GALAXY S8 ACTIVE" - Auto&Tech - Kosova Sot
"SAMSUNG GALAXY S8 ACTIVE"

"SAMSUNG GALAXY S8 ACTIVE"

Nëse doni që bateria me të vërtetë t'ju qëndrojë tërë ditën, atëherë ky është celulari adekuat për ju S ikur të mos ishte jetëgjatësia më e madhe e baterisë së celularit "Galaxy S8 Active", atëherë lirisht do të mund ta blinit celularin 'normal' "Galaxy S8". "Galaxy S8 Active" kushton për rreth 100 dollarë më shumë sesa S8, por nëse kemi parasysh këtë fakt, atëherë ia vlen. Edhe gjatë testimit më ekstrem, bateria e këtij celulari ka zgjatur 24 orë. Krahasuar me këtë, bateria e celularit "Galaxy S8" gjatë testimeve ka qëndruar vetëm 16 orë. Këto të dhëna janë nga testimi në laborator. Gjatë testimit në jetën normale, thuhet se jetëgjatësia është më e madhe, te të dy celularët. Nëse jetëgjatësia e baterisë nuk ka aq rëndësi për ju, atëherë shtrohet pyetja pse duhet të përcaktoheni për një celular "S8 Active"? Ai ka një estetikë më sportive dhe mund t'iu përshtatet njerëzve që nuk duan të shqetësohen se mos po iu bie celulari në ujë.

TIPARET QË NUK EKZISTOJNË MË

Thënë këtë, "Samsung" e ka zhveshur celularin "Galaxy S8 Active" nga disa tipare të kaluara "Active", sikur që janë butonat fizikë 'home', gjë që mund të bëjë që ai të duket një celular krejtë- sisht tjetër. Dhe, mos harroni që "Galaxy S8", "S8 Plus" dhe "Note 8", që të gjithë këta tanimë janë rezistentë ndaj ujit. "S8 Active" ka një trup të trashë nga metali dhe plastika, të ngjashëm me atë të celularëve të tjerë nga linja "Active", me kënde të sforcuara dhe me një ekran "rezistent ndaj tundjeve", të ngjashëm me atë të "Moto Z2 Force". Këto tipare e mbrojnë celularin "S8 Active" nga rëniet në tokë dhe ujë. Por, modeli i sivjetmë ka humbur tri butonat fizike të navigimit nën ekran, të cilat ishin të përshtatshme sidomos kur kishim dorëza, apo kur i kishim duart e lagëta dhe ekrani nuk reagonte ndaj prekjeve. "Samsung" e bëri këtë ndryshim për t'ia dhënë celularit "Active" një ekran unik, pasi që butonat zënë goxha një vend.

ÇMIMI

Sa i përket çmimit, "Galaxy S8" shitet për 750 dollarë, derisa "S8 Active" për 100 dollarë më shumë, për 850 dollarë. Çmimi në valutat e tjera ende nuk është bërë i dijshëm, por mundeni ta llogaritni duke bërë konvertim të thjeshtë. Nëse fakti që bateria qëndron tërë ditën, nuk mjafton apo nuk ju intereson, atëherë do ta keni pak zor ta ndani këtë shumë të parave. Një çmim i tillë ndoshta do të mund të arsyetohej në të kaluarën, kur celularët "Active" ishin të vetmit rezistues në ujë dhe pluhur.

VLERËSIMI

Dizajni: 7.0

Tiparet: 8.0

Performanca: 9.0

Kamera: 9.0

Battery 10.0

ANËT POZITIVE

"Galaxy S8 Active" ka një bateri që qëndron tërë ditën dhe ka një trup më të fortë. Nga modeli S8 ruan karakteristikat e qëndrueshmërisë në ujë dhe mbushjen pa kabllo.

ANËT NEGATIVE

Ekrani i rrafshët i këtij celulari nuk është aq i kthjelltë (mprehtë, qartë) sikur ai i modelit normal S8. Modeli "S8 Active" po ashtu nuk i ka butonat harduerikë, të cilët ia jepnin origjinalit identitetin e vet.

VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR

“Galaxy S8 Active" është një celular i mrekullueshëm, por nëse nuk e keni problem një jetëgjatësi më të shkurtër të baterisë, atëherë mund të kurseni para duke blerë një celular "Galaxy S8" dhe një mbrojtëse.

(Kosova Sot)

11 orë e 15 minuta më parë