< Të gjitha sekretet e "WhatsApp"-it - Auto&Tech - Kosova Sot
Tė gjitha sekretet e "WhatsApp"-it

Tė gjitha sekretet e "WhatsApp"-it

Një numër i madh i njerëzve e ka aplikacionin "WhatsApp" në telefonin e vet, por pyetja që shtrohet, është a dinë ata ta përdorin maksimalisht atë? Ja disa këshilla. Nëse nuk doni që t'ju shohin përdoruesit e tjerë të "WhatsApp"-it në Android, atëherë shkoni te Menu > Settings > Account > Privacy, ku e ndryshoni këtë gjë. Kur bëhet fjalë për WhatsApp-in për iOS, procedura është edhe më e thjeshtë: te Settings përzgjedhni tab Privacy, ku e rregulloni shikimin e të dhënave tuaja. Tekstin në porositë tekstuale mund t'i theksoni me shkronja të trasha, kursiv, apo me nënvizim. Për kursiv shkruani _tekst_; për shkronja të trasha shkruani *tekst*, derisa për nënvizim, shkruani ~tekst~. Për ta kuptuar nëse një person ju ka bllokuar, atëherë ja disa elemente: nuk shihni kur ai person ka qenë online për herë të fundit, nuk e shihni foton e ri të avatarit në profilin e kontaktit, kur hapni chatin grupor, nuk mund ta shtoni këtë person. 

(Kosova Sot)

11 orë e 35 minuta më parë