< Ky është truri juaj me celularë! Varësia jonë e rrezikshme nga smartphone-t - Auto&Tech - Kosova Sot
Ky ėshtė truri juaj me celularė! Varėsia jonė e rrezikshme nga smartphone-t

Ky ėshtė truri juaj me celularė! Varėsia jonė e rrezikshme nga smartphone-t

Nuk është çudi që kërkimet shkencore e kanë lidhur përdorimin e celularit me rënien e përqëndrimit, aftësi më të ulëta në zgjidhjen e problemeve, dhe depresion. Për të rinjtë, varësia nga smartphone është vërtetë shkatërrimtare, teksa incidenca e episodeve depresive është rritur me 60%

Varësia jonë ndaj celularëve është “duke na dëmtuar shëndetin mendor”, shkruan Heather Wilhelm në “National Review”. Celularët e sotëm janë kaq të fuqishëm, të shpejtë dhe të mbushur me imazhe marramendëse dhe copëza magjepsëse informacioni nga mediat sociale dhe interneti, saqë janë bërë në fakt të pamundur për t’u rezistuar. “Cilit prej nesh nuk i ka ndodhur që të mbetet me celular në dorë, pakëz i shastisur, për të zbuluar më pas se shumë minuta apo orë të çmuara i kanë kaluar pa u vënë re, të humbura në përjetësi, zakonisht në shkëmbim të pothuaj asgjëje të vlefshme?”

Përdoruesi mesatar i një smartphone e kontrollon mesatarisht 80 herë në ditë; klikoni në një “feed” Instagrami ose Facebooku, dhe ja tek zhyteni në gropën e lepurit të Lizës së Botës së Çudirave. Sot, ne “hamë, flejmë dhe marrim frymë media”, duke konsumuar një formë apo një tjetër të saj, për 12 orë në ditë.

Nuk është çudi që kërkimet shkencore e kanë lidhur përdorimin e celularit me rënien e përqëndrimit, aftësi më të ulëta në zgjidhjen e problemeve, dhe depresion.

Për të rinjtë, varësia nga smartphone është vërtetë shkatërrimtare, teksa incidenca e episodeve depresive është rritur me 60%.

Nga ana tjetër, përse u duhen dhënë fëmijëve nën 12 vjeç atë që për ta është një “burim shumë i kushtueshëm gjetjesh materialesh pornografike, ngacmimesh online dhe shkëmbimesh të teksteve të pistë?”, pyet autorja e shkrimit.

Të rriturit duhet të kufizojnë patjetër minutat e përdorimit të smartphone-ve nga ana e fëmijëve të tyre – por edhe kohën që vetë të rriturit kalojnë me to. Shëndeti ynë mendor kolektiv mund të varet prej këtij vendimi.

(Kosova Sot)

15 orë e 9 minuta më parë