< Përdoruesit e telefonëve Android kanë shpenzuar 325 miliard orë në aplikacione - Auto&Tech - Kosova Sot
Pėrdoruesit e telefonėve Android kanė shpenzuar 325 miliard orė nė aplikacione

Pėrdoruesit e telefonėve Android kanė shpenzuar 325 miliard orė nė aplikacione

Vetëm në tre mujorin e tretë janë shpenzuar 17 miliard dollar blerje brenda aplikacioneve, një rritje me 28%.

Një raport i ri publikuar nga App Annie zbulon fiksimin tonë ndaj aplikacioneve.

Kaq shumë i dashurojmë saqë kemi vendosur një rekord të ri për tre mujorin e tretë të 2017-ës për nga përdorimi i tyre.

Një prej fakteve më interesant të tij është orët e shpenzuara duke përdorur aplikacione. Gjatë tre mujorit të tretë të vitit përdoruesit kanë shpenzuar plot 325 miliard orë.

Për ta vënë të perspektivë kemi të bëjmë me 37 milion vite dhe shënon një rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Numri i shkarkimeve së bashku në Android dhe iOS arriti në 26 miliard, një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër për përfshin ri-instalimet apo përditësime e aplikacioneve, vetëm instalimet e reja.

Vetëm në tre mujorin e tretë janë shpenzuar 17 miliard dollar blerje brenda aplikacioneve, një rritje me 28%.

Apple ishte fituesi thuajse i vetëm në këtë kategori, ku përdoruesit e iOS shpentojnë dyfishin e atyre në Android edhe pse Play Store ka numrin më të lartë të shkarkimeve.

Raporti përmbyllet me një parashikim ambicioz kur thotë se në 2021 shkarkimet do të arrijnë në 240 milion në Android dhe iOS ndërsa njerëzit do të shpenzojnë 100 miliard dollar në aplikacione. 

 (Kosova Sot)

14 orë e 23 minuta më parë