< Apple hedh poshtë pretendimet e Bloomberg se ka reduktuar cilësinë e Face ID - Auto&Tech - Kosova Sot
Apple hedh poshtė pretendimet e Bloomberg se ka reduktuar cilėsinė e Face ID

Apple hedh poshtė pretendimet e Bloomberg se ka reduktuar cilėsinė e Face ID

Thuhet se Apple është në vështirësi me telefonët që prezantoi më 12 Shtator kur disa media dhe analistë thonë se iPhone 8 dhe 8 Plus janë një dështim i vërtetë.

Apple hodhi poshtë pretendimet e Bloomberg ditën e Mërkure se kishte lejuar furnizuesit të reduktojnë saktësinë e sistemit të njohjes së fytyrës në iPhone X për të përshpejtuar prodhimin e telefonit.

Pretendimi i Bloomberg se Apple ka reduktuar cilësinë e Face ID është një e pavërtetë mësohet të ketë thënë gjigandi i iPhone për agjencinë e lajmeve Reuters.

Raporti i Bloomberg, i cili citonte njerëz të afërt me çështjen, thoshte se Apple ka ulur disa prej specifikave teknike të sensorëve të Face ID për ta bërë më të shpejtë procesin e prodhimit të tyre.

Këto lajme çuan në rënien e aksioneve të Apple me 0.7% në 155.99 dollar. Sistemi Face ID, një prej veçorive kryesore të iPhone X, përdor një model matematikor të fytyrave të përdoruesve për ti identifikuar dhe kyçur në telefonët e tyre.

Thuhet se Apple është në vështirësi me telefonët që prezantoi më 12 Shtator ku disa media dhe analistë thonë se iPhone 8 dhe 8 Plus janë një dështim i vërtetë.

Apple do të fillojë shitjet e iPhone X më 3 Nëntor ndërsa ka pasur raportime se numri i njësive do të jetë i kufizuar në vetëm 2 milion.

“Cilësia dhe saktësia e Face ID nuk ka ndryshuar. Vazhdon të ruajë probabilitetin 1 me 1 milion të identifikimit,” tha kompania.

 (Kosova Sot)

15 orë e 43 minuta më parë