< "2018 JEEP GRAND CHEROKEE TRACKHAWK" - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 JEEP GRAND CHEROKEE TRACKHAWK"

"2018 JEEP GRAND CHEROKEE TRACKHAWK"

"Ne ende jemi duke u marrë me fizikë këtu. Unë vetëm dua t'jua kujtojë këtë". Kështu thotë Erich Heuschele, menaxher te dinamika e veturave "SRT", për të gjithë ata që duan ta shohin në pistë veturën "Jeep Grand Cherokee Trackhawk". Ne jemi duke marrë me fizikë, natyrisht, por po ashtu një përpjekje e merituar dhe e sinqertë për t'u marrë me pjesë të barabarta të kuaj fuqive dhe çmendurisë. Thoni "707 kuaj-fuqi Jeep " secilit që ka pasur vëmendje. Kjo bukuroshe është vozitur në mënyrë maksimale nëpër rrugët publike, por thuhet "pistë". Nëse mund të quhet çmenduri apo jo, motori prej 707 kuaj fuqi me siguri se është pak e njohur për ju. Pjesa e parme është e njëjta sikurse te modeli i rregullt "SRT Jeep's". Transmisioni që e posedon është ende "ZF" me tetë shpejtësi. Motori "Hellcat" ka një peshë që vjen si inspirim nga vëllai më i madh, që është nën 48 kilogramë. E gjithë kjo bukuroshe peshon 2.384 kilogramë derisa tashmë përmes këtyre shifrave është dëshmuar se është model më i lehtë për nga pesha sesa modeli i fundit "Grand Cherokee SRT", i cili ishte i pasur me një kulm panoramik. Në vozitjen publike nëpër qytet vetura duket e zakonshme, por nëse diku mund të dallohet zhurma, atëherë kjo veturë shndërrohet në një "bishë". Në "Jeep" shpresojnë se do të pëlqeni gjithçka që është futur në këtë bukuroshe, derisa ka hijeshi edhe nga përjashta dhe në përzgjedhjen e ngjyrave. Po ashtu, posedon edhe logot e "Trackhawk" nga përpara, por edhe nga brenda në ulëse, derisa nga brenda mund të jetë i tëri me ngjyrë të kuqe, por edhe me ngjyrë të zezë. Pjesa tjetër e kabinës së modelit është standarde "SRT Grand Cherokee": ka hapësirë sa të duash, si nga para, po ashtu dhe nga përpara si dhe një hapësirë të mjaftueshme për bagazh. Ka arsye përse modeli "Grand Cherokee" është një nga modelet "suv" më të shitura në vend derisa ata blerës, që janë rreth 200 mijë në vend, me siguri se nuk kanë bërë zgjedhjen e gabuar. As te "BMW X5 M" ,e as te "Mercedes-AMG GLE63" nuk kanë fuqinë e kuajve që fillon me numrin 7.

2018 Jeep Grand Cherokee Trackhawk

(Kosova Sot)

2 orë e 58 minuta më parë