< Blerësit e iPhone X duhet të presin të paktën edhe 6 javë - Auto&Tech - Kosova Sot
Blerėsit e iPhone X duhet tė presin tė paktėn edhe 6 javė

Blerėsit e iPhone X duhet tė presin tė paktėn edhe 6 javė

Debutimi i iPhone X vjen disa javë pas prezantimit të iPhone 8 më 22 Shtator. Kërkesa për iPhone 8-ën është cënuar nga modeli iPhone X.

Konsumatorët të cilët mezi kanë pritur të shtënë në duar një iPhone X, duhet të presin edhe gjashtë javë të tjera përpara se tu mbërrijë telefoni.

Kërkesa për flagshipin e Apple do të shtohet ndërsa dërgesat e para fillojnë 5-6 javë pas porosive që filluan mëngjesin e ditës së sotme.

Uebsajti i Apple është burimi kryesor i vonesave. Sakaq operatorët në Britani kanë premtuar për konsumatorët e tyre se telefonët mbërrijnë më 3 Nëntor.

iPhone X mbërrin me ekran pa skaje dhe një ridizajnim të plotë krahasuar me modelet e kaluara shoqëruar nga Face ID.

Kërkesa e lartë për iPhone X është pasqyruar edhe në eBay, ku ca modele do të shiten nga data 3 Nëntor për 1,500 dollar.

Megjithatë Apple do të ketë të disponueshme në dyqanet e saj modelet e iPhone X më 3 Nëntor dhe vetëm ata që presin në radhë në orët e para të ditës do të marrin një të tillë.

Debutimi i iPhone X vjen disa javë pas prezantimit të iPhone 8 më 22 Shtator. Kërkesa për iPhone 8-ën është cënuar nga modeli iPhone X.

Analisti i KGI-së për Apple Ming-Chi Kuo thotë se kompania nuk do të mund të prodhojë më tepër sesa 20 milion iPhone X këtë vit.

 (Kosova Sot)

14 orë e 47 minuta më parë