< Microsoft Office 365 ka 120 milion përdorues biznesi - Auto&Tech - Kosova Sot
Microsoft Office 365 ka 120 milion pėrdorues biznesi

Microsoft Office 365 ka 120 milion pėrdorues biznesi

Gjithashtu ky është tre mujori i fundit ku Microsoft do të japë shifra nga biznesi Windows Phone.

Microsoft Office 365 numëron 129 milion përdorues aktivë në muaj, një rritje me 20 milion krahasuar me të dhënat e publikuara gjatë Prillit thanë zyrtarët e kompanisë më 26 Tetor.

Duke filluar nga tre mujori i kaluar, Microsoft po gjeneron më shumë të ardhura nga abonimet komerciale në Office 365 se shitjet e Office.

Deri më 2019-ën, Microsoft shpreson se 2/3 e përdoruesve Office të biznesit do të kalojnë në cloud.

Office 365 është motori i vërtetë i komercializimit të shërbimeve cloud dhe koleksionit përbërë nga Azure, Dynamics 365, Power BI dhe Enterprise Security + Mobility.

Linkedin, rrjeti social profesional të cilin Microsoft e bleu vitin e kaluar, nuk përfshihet në shportën e shërbimeve komerciale cloud por zyrtarët e kompanisë e përmendën atë gjatë raportit financiar të tre mujorit të tretë.

Në tre mujorin e fundit, Linkedin humbi shumë më pak sesa në tre mujorët paraardhës, konkretisht 294 milion dollar. Me të ardhura prej 1.1 miliard dollarësh, Microsoft thotë se është përpara “planit,” dhe se po sheh rritje të angazhimit në platformë.

Gjithashtu ky është tre mujori i fundit ku Microsoft do të japë shifra nga biznesi Windows Phone.

Sa i takon Surface, ky biznes po ecën në drejtimin e duhur duke gjeneruar 113 milion dollar më shumë të ardhura në një total mbi 1 miliard. Microsoft ja atribuon rritjen laptopit Surface. 

 (Kosova Sot)

20 orë e 23 minuta më parë