< Rekord i ri në të shkruajtur një sms, me 264 karaktere - Auto&Tech - Kosova Sot
Rekord i ri nė tė shkruajtur njė sms, me 264 karaktere

Rekord i ri nė tė shkruajtur njė sms, me 264 karaktere

Sa shpejt mund të shkruani një SMS mesazh në telefonin tuaj mobil, me një tastier standarde QWERTY?

Nëse mund të shkruani 264 karaktere për më pak se 77 sekonda atëher duhet ta provoni veten në lojrën “gishtrinjë të shpejtë”. Ky rekord, i cili është për 43 sekonda më i shpejtë se ai i mëparshëm, e ka vendosur Ceong Kit Au, nga Australia në konkursin e këtij vitit, LG Mobile World Cup 2011.

Por Ceong është vetëm rekorder, por jo dhe kampion i këtij konkursi, ose ndeshje. Konkurim i drejtë në LG Mobile World Cup, është që të shtypen, ose shkruhen fjalët të cilat do të shfaqen në ekran pa bërë asnjë gabim, ose të përdoren shkurtesa të fjalëve, duke përdorur Chocolate BL20 dhe LG Town GT350 telefonat mobil.

Çmimi prej 100.000 mijë dollarë shkoi në Panamë, tek motrat Kristina dhe Xhena Sejsl Ançines, 20 vjeq, respektivisht 15, të cilat fituan 100.000 dollarë. Vendi i dytë shkoi në një grup të Koresë, kurse vendi i tretë në një grup nga Brazili.

 (Kosova Sot)

20 orë e 1 minuta më parë