< Koncepti "Honda Sports EV" paraqitet në Tokio - Auto&Tech - Kosova Sot
Koncepti "Honda Sports EV" paraqitet nė Tokio

Koncepti "Honda Sports EV" paraqitet nė Tokio

Ky është koncepti "Honda Sports EV", i tëri elektrik, veturë sportive me dy ulëse që vihet në termat e performancës midis "Civic Type R" dhe "NSX". Vjen menjëherë pas konceptit "Honda's Urban EV", i cili ka debutuar te "Frankfurt Motor Show", në muajin shtator. Derisa ai model është konfirmuar se do të futet në prodhim në vitin 2019, "Honda" ende nuk ka ndonjë indikacion se kur do të lansohet modeli "Sports EV". Qëndron sipër platformës së njëjtë "EV" si dhe konceptit "Urban", megjithëse asnjë detaj teknik nuk është zbuluar deri më tani. Ky koncept është i shënuar si një veturë sportive. Me gjasë do të tërhiqet nga rrogat e pasme. 

(Kosova Sot)

20 orë e 37 minuta më parë