< Tashmë mund t’i fshijmë mesazhet në WhatsApp: vetëm 7 minuta kohë - Auto&Tech - Kosova Sot
Tashmė mund t’i fshijmė mesazhet nė WhatsApp: vetėm 7 minuta kohė

Tashmė mund t’i fshijmė mesazhet nė WhatsApp: vetėm 7 minuta kohė

Një lajm i mirë na vjen nga WhatsApp.

Tashmë të gjithë do të keni mundësi që një mesazh të dërguar gabimisht ta fshini. Në dispozicion keni vetëm 7 minuta kohë, ose përndryshe do të jeni shumë vonë. “Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët.

Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message was deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar.

Si mund ta fshini mesazhin?

Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”.

Shënim

Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “WhatsApp” për Android, iPhone ose Windows Phone.

(Kosova Sot)

23 orë e 21 minuta më parë