< Tesla paditet nga 400 punëtorë që i largoi pa paralajmërim - Auto&Tech - Kosova Sot
Tesla paditet nga 400 punėtorė qė i largoi pa paralajmėrim

Tesla paditet nga 400 punėtorė qė i largoi pa paralajmėrim

Kompania amerikane Tesla, është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, pasi jo gjithçka po shkon si duhet në prodhimin e Modelit 3.

Vetëm 260 Model 3s janë krijuar deri më tani, nga edicioni prej 1,500 njësive, teksa janë parapaguar gjysmë milion makina të tilla.

Me gjithë këtë nevojë për punë, kompania ka vendosur t’i largojë 400 punëtorë, duke konsideruar se janë të paaftë dhe se nuk japin sa duhet.

Për këtë arsye, ish-punëtorët kanë vendosur të ngrenë padi, pasi vendimi për pushimin e aktivitetit nuk u komunikua 60 ditë më herët, ashtu siç e parasheh ligji.

Zyrtarë nga Tesla nuk e kanë komentuar këtë ndodhi, ndërsa pritet që avokatët e tyre të dalin së shpejti me një vendim.

Megjithëse largoi këtë grup, gjiganti i makinave elektrike ka 33 mijë punëtorë, ndërsa gjithmonë është në kërkim të punonjësve të rinj. 

Image
Image

 

 (Kosova Sot)

11 orë e 59 minuta më parë