< Sony prezantoi linjën e re buxhetore Xperia R - Auto&Tech - Kosova Sot
Sony prezantoi linjėn e re buxhetore Xperia R

Sony prezantoi linjėn e re buxhetore Xperia R

Modeli më i lirë, Xperia R1 ka ekran 5.2 inç 720p. Ka një procesor Snapdragon 430, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet falë kartave SD.

Sony zgjodhi të Premten për të prezantuar familjen e re të telefonëve inteligjentë, Xperia R.

Kjo linjë është e fokusuar në prodhimin e telefonëve buxhetorë për tregjet në zhvillim. Xperia R1 dhe Xperia R1 Plus do të fillojnë të shiten në Indi dhe do të ofrojëë harduer të rangut të mesëm dhe një dizajn tashmë të njohur nga Sony.

Modeli më i lirë, Xperia R1 ka ekran 5.2 inç 720p. Ka një procesor Snapdragon 430, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet falë kartave SD.

Bateria ka një kapacitet prej 2,620 mAh. Kamera e pasme ka sensor 13 megapiksel ndërsa frontale 8 megapiksel. Telefoni përmban një portë USB-C dhe mbështetje për dy karta.

Xperia R1 Plus është thuajse identik me Xperia R1 ndërsa diferenca e vërtetë është në brendësi falë 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Të dy telefonët vinë me Android Nougat dhe një përditësim i planifikuar në Android Oreo.

Telefonët do të kushtojnë 215 dhe 245 dollar respektivisht.

 (Kosova Sot)

18 orë e 10 minuta më parë