< Apple e pushoi nga puna pas publikimit të një video në YouTube nga vajza e tij (Video) - Auto&Tech - Kosova Sot
Apple e pushoi nga puna pas publikimit tė njė video nė YouTube nga vajza e tij (Video)

Apple e pushoi nga puna pas publikimit tė njė video nė YouTube nga vajza e tij (Video)

Ajo video theu një rregull të kontratës ndërmjet Apple dhe punonjësve të saj.

Adoleshentja Brooke Amelia Peterson është blogere në YouTube ku poston video të jetës së saj. Por ishte një video që ajo postoi e cila i kushtoi me humbjen e punës së babit të saj i cili ishte inxhinier në Apple.

Në video të cilën ajo postoi, shihet duke kaluar kohë me prindërit e saj dhe në atë video tregon telefonin e ri iPhone X i cili nuk ishte publikuar ende nga Apple. Kjo kishte thyer pjesën e kontratës së ruajtjes së sekretit komercial, gjë për të cilën u pushua nga puna babai i Brooke.

Babai i Brooke ishte inxhinier në Apple dhe telefonin që ai kishte në posedim e kishte si pjesë e procesit të testimit të tij nga punonjësit e kësaj kompanie.

(Kosova Sot)

18 orë e 19 minuta më parë