< Intel nxjerr në shitje SSD-të e para Optane për desktopët dhe kompjuterat e punës - Auto&Tech - Kosova Sot
Intel nxjerr nė shitje SSD-tė e para Optane pėr desktopėt dhe kompjuterat e punės

Intel nxjerr nė shitje SSD-tė e para Optane pėr desktopėt dhe kompjuterat e punės

Megjithatë ato nuk janë pa të meta. Ata vinë me një garanci 5 vjeçare dhe konsumojnë më shumë fuqi se rivalët. Gejmerat dhe entuziastët e kompjuterave presin prej kohësh mbërritjen e teknologjisë Intel Optane e cila rrit potencialin dhe performancën e SSD-ve deri në atë pikë sa të përdoret edhe si memorie shtesë për një RAM normal.

Deri tani përdoruesit kanë shtënë në duar këtë teknologjisë vetëm si akselerator sistemi i cili funksionon me hardisqet aktuale ndërsa Intel ishte fokusuar kryesisht në qendrat e të dhënave.

Por e gjitha kjo ndryshon me debutimin e linjës Optane SSD 900P të cilët janë dizajnuar për kompjuterat desktop dhe kompjuterat e punës së sipërmarrjeve.

Të disponueshëm në 280GB dhe 480GB, SSD-të e reja vinë me U.2 dhe HHHL. Me teknologjinë 3D XPoint, Optane premton shpejtësi 7 herë më të larta sesa SSD-të NVMe.

Sipas Intel këto SSD kanë shpejtësi leximi prej 2500MB/s dhe shkrimi 2000MB/s.

Megjithatë ato nuk janë pa të meta. Ata vinë me një garanci 5 vjeçare dhe konsumojnë më shumë fuqi se rivalët.

Modeli 280GB do të kushtojë 389 dollar ndërsa modeli 480GB plot 599 dollar. Ato janë në shitje nga data 27 Tetor.

 

(Kosova Sot)

11 orë e 45 minuta më parë