< Telefoni revolucionar me dy ekrane i ZTE del në shitje më 1 Nëntor - Auto&Tech - Kosova Sot
Telefoni revolucionar me dy ekrane i ZTE del nė shitje mė 1 Nėntor

Telefoni revolucionar me dy ekrane i ZTE del nė shitje mė 1 Nėntor

Madje është e mundur të luhen dy video të ndryshme njëkohësisht në ekranet përkatëse ku përdoruesit mund të aktivizojnë audion e njërit apo të tjetrit. Madje është e mundur të luhen dy video të ndryshme njëkohësisht në ekranet përkatëse ku përdoruesit mund të aktivizojnë audion e njërit apo të tjetrit.

Dy javë më parë ZTE prezantoi Axon M, një telefon ambicioz me ekran 5.2 inç. Tashmë kompania tha se telefoni del në shitje nga data 1 Nëntor.

Axon M karakterizohet nga dy ekrane 5.2 inç 1080p, procesor Snapdragon 821, 4GB RAM, audio Dolby Audio dhe një kamër të vetme 20 megapiksel.

Dy ekranet lidhen me një bosht qendror duke na kujtuar përpjekjet e pafundme të Samsung dhe rivalëve për të ndërtuar një ekran me kapakë që palosen.

Axon M është një telefon Android. Boshti bën që ekrani i dytë të mbështetet në pjesën e pasme të telefonit. Ndërfaqja dhe aplikacionet shtrihen në të dy ekranet.

Përdoruesit mund të shfrytëzojnë shumë aplikacione në “split screen” ndërsa ekziston një modalitet i zgjeruar i cili shtrin një aplikacion të vetëm në të dy ekranet.

Madje është e mundur të luhen dy video të ndryshme njëkohësisht në ekranet përkatëse ku përdoruesit mund të aktivizojnë audion e njërit apo të tjetrit.

ZTE nuk është kompania e parë që provon një dizajn të tillë. Kyocera Echo nga 2011-ta kishte një dizajn të ngjashëm por nuk kishte një eksperiencë përdoruesi.

Nëse mbani ekranin e dytë të palosur në pjesën e pasme, mund të përdorni telefonin si çdo telefon tjetër. Ekranet mbrohen nga Gorilla Glass 5 ndërsa në brendësi fshihet një bateri 3,180 mAh.

Dy ekranet kanë një kosto, Axon M është 12.1 mm i trashë dhe peshon 230 gram.

 (Kosova Sot)

18 orë e 35 minuta më parë