< Microsoft pajis Surface Pro me rrjet LTE Advanced - Auto&Tech - Kosova Sot
Microsoft pajis Surface Pro me rrjet LTE Advanced

Microsoft pajis Surface Pro me rrjet LTE Advanced

Microsoft thotë se LTE Advanced do të përfaqësohet nga një modem Cat 9 dhe mbështetje për 20 banda celulare që do të thotë se mund të funksionojë virtualisht në çdo vend të botës

Ditën e sotme Microsoft njoftoi se në Dhjetor do të lançojë një version të Surface Pro me mbështetje për LTE Advanced për të mbështetur konsumatorët e saj të biznesit.

Panos Panay, shefi i pajisjeve Windows, e dha këtë lajm gjatë një konference në Londër.

Ai shprehej se fuqia punëtore globale po evoluon dhe punonjësit mobil do të jenë e ardhmja. “Zyra nuk do të jetë më e kufizuar në një ndërtesë, por në shtëpi, në kafe, në një qytet tjetër në cepin tjetër të botës apo në një aeroplan,” shprehej ai.

Microsoft thotë se LTE Advanced do të përfaqësohet nga një modem Cat 9 dhe mbështetje për 20 banda celulare që do të thotë se mund të funksionojë virtualisht në çdo vend të botës.

Microsoft premton shpejtësi shkarkimi prej 450 Mbps krahasuar me 300 Mbps për Cat 6. Gjithashtu kompania shpreson se bateria e laptopit do të mbajë 17 orë.

Versioni më bazik i Surface Pro do të ketë Intel Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD me çmim fillestar prej 1,149 dollar. 

 (Kosova Sot)

17 orë e 41 minuta më parë