< OnePlus 5T shfaqet me një ekran 6 inç pa skaje - Auto&Tech - Kosova Sot
OnePlus 5T shfaqet me njė ekran 6 inē pa skaje

OnePlus 5T shfaqet me njė ekran 6 inē pa skaje

Sipas spekulimeve, OnePlus 5T do të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon 835, një grafikë Adreno 540, 8GB RAM dhe 20 megapiksel kamër të pasme dhe frontale.

Është spekuluar vazhdimisht se OnePlus 5T, pasardhësi i flagshipit OnePlus 5 i cili mbërriti në Qershor, do të debutojë këtë fundvit.

Megjithatë OnePlus nuk ka konfirmuar asgjë deri në këtë moment. Një foto e publikuar e OnePlus 5T ka filluar të qarkullojë online duke treguar një ekran thuajse pa skaje.

Fotoja përmban vetëm pjesën e sipërme të telefonit dhe është publikuar nga insajderi i njohur i industrisë Evan Blass. Nga imazhi mund të shohim një xham 2.5D të hakuar të ngjashëm me iPhone 8.

Sipas spekulimeve, OnePlus 5T do të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon 835, një grafikë Adreno 540, 8GB RAM dhe 20 megapiksel kamër të pasme dhe frontale.

Ekrani 6 inç do të karakterizohet nga një rezolucion 1080 x 2160p. Një cicërimë e publikuar nga CEO i kompanisë tre ditë më parë la të kuptohej se OnePlus 5T mund të ketë ekran AMOLED prodhuar nga Samsung.

Edhe OnePlus 5 kishte ekran AMOLED 5.5 inç. Telefonit raportohet se do të mbërrijë më 16 Nëntor. 

 (Kosova Sot)

11 orë e 56 minuta më parë