< Si ta përdorni "YouTube"-n dhe telefonin, pa u ndërprerë videoja - Auto&Tech - Kosova Sot
Si ta pėrdorni "YouTube"-n dhe telefonin, pa u ndėrprerė videoja

Si ta pėrdorni "YouTube"-n dhe telefonin, pa u ndėrprerė videoja

Janë të shumtë ata që nervozohen nga fakti që, derisa janë duke dëgjuar muzikë në "YouTube", nuk mund të bëjnë asgjë me celular. Por, zgjidhja e këtij problemi po vjen. Shumë shpejt do të mund t'i përdorni të gjitha opsionet në telefon, e që, me këtë rast, në prapavijë të dëgjohet muzika nga "YouTube", apo ndonjë video tjetër. Nëse keni celular "Android", atëherë krejt çka duhet të bëni, që ta hapni "YouTube"-n nëpërmes "Google Chrome", e më pas ta gjeni opsionin "menu", duke klikuar në tri pikat në këndin e epërm, të djathtë, të ekranit. Më pas aktivizojeni opsionin "Request desktop site". Më pas vetëm duhet ta zgjidhni këngën, të pranoni "pop up"-et që ua ofron "YouTube" dhe aplikacioni do të punojë në prapavijë. 

(Kosova Sot)

5 orë e 56 minuta më parë