< Opsioni i ri në "WhatsApp" , i cili do t'ju mahnitë - Auto&Tech - Kosova Sot
Opsioni i ri nė "WhatsApp" , i cili do t

Opsioni i ri nė "WhatsApp" , i cili do t'ju mahnitė

Aplikacioni më i popullarizuar për 'chat', "WhatsApp", ka sjellë opsionin e ri, i cili ju lejon që të fshini mesazhet e turpshme, apo të pamenduara mirë. Edhe pse deri më tani ishim mësuar të jetonim me këto gabime, "WhatsApp" sjell opsionin e ri, i cili mban emrin "Unread", i cili fshin porosinë e shkruar në 'chat', jo vetëm për juve, por edhe për palën tjetër. Është interesant fakti që këtë gjë mund ta bëni vetëm nëse keni versionin më të ri të "WhatsApp"-it, edhe atë vetëm brenda periudhës prej shtatë minutash nga dërgimi i porosisë. Opsioni i ri pritet së shpejti. 

(Kosova Sot)

16 orë e 45 minuta më parë