< Videot 4K, së shpejti edhe në "Facebook" - Auto&Tech - Kosova Sot
Videot 4K, sė shpejti edhe nė "Facebook"

Videot 4K, sė shpejti edhe nė "Facebook"

Zyrtarët e "Facebook"-ut kanë vërtetuar se janë duke testuar mbështetjen për ngarkimin (upload) dhe riprodhimin e videove 4K, të bazuar te standardi "2160p UHD-1 Ultra-HighDefinition Television". Ka kohë që mbështetja 4K është e pranishme te platformat e tjera, sikur që është "YouTube", e tani për tani, vetëm disa faqe dhe profile kanë mundësi qasjeje ndaj opsioneve 4K. Mbështetja për 4K përshtatet me strategjinë aktuale të "Facebook"-ut, e cila shkon në drejtim të plasimit të përmbajtjeve të gjata video dhe të përqendrimit te përmbajtja origjinale e videos.  

(Kosova Sot)

1 orë e 14 minuta më parë