< Bitcoin ngjitet mbi vlerën e 6,500 dollarëve - Auto&Tech - Kosova Sot
Bitcoin ngjitet mbi vlerėn e 6,500 dollarėve

Bitcoin ngjitet mbi vlerėn e 6,500 dollarėve

itën e Mërkure u rrit me 0.3% sipas të dhënave të bursë Bitstamp. Prezantimi i një monedha të tillë nga CME do të sillte më shumë investitorë institucionalë në këtë treg.

Bitcoin u ngjit mbi vlerën e 6,500 dollarëve mëngjesin e ditës së Mërkure ndihmuar nga lajmet se monedha virtuale mund të përqafohet gjerësisht pas u tha se operatori më i madh në botë i këmbimit të derivateve do të lançonte bitcoin në platformën e tij.

Grupi CME tha se do të ofronte një tregti të rregulluar për monedhat virtuale dhe premtoi derivate të reja në tre mujorin e katërt të vitit.

Monedha virtuale më popullore në planet u rrit në vlerë me mëse 6 herë dhe dyfishuar që nga muaji Shtator.

Ditën e Mërkure u rrit me 0.3% sipas të dhënave të bursë Bitstamp. Prezantimi i një monedha të tillë nga CME do të sillte më shumë investitorë institucionalë në këtë treg.

Megjithatë monedhat virtuale janë ballafaquar edhe me kritika të ashpra. Rasti i CEO së JPMorgan Chase Jamie Dimon ku quante bitcoin mashtrim dhe ai i CEO së BlackRock i cili e konsideronte si indeks për pastrimin e parave janë ca prej tyre.

Madje Kina që prej Shtatorit ka ndaluar të gjitha bursa dhe ICO-të e monedhave virtuale. Megjithatë lajmet negative duket se janë injoruar nga investitorët të cilët kanë kontribuar në rritje me 500% të monedhës virtuale krahasuar me një vit më parë.

 (Kosova Sot)

2 orë e 45 minuta më parë