< Samsung ndërton një “minierë” bitcoini me 40 modele Galaxy S5 - Auto&Tech - Kosova Sot
Samsung ndėrton njė “minierė” bitcoini me 40 modele Galaxy S5

Samsung ndėrton njė “minierė” bitcoini me 40 modele Galaxy S5

Samsung C-Lab, një ekip inxhinierësh me në fokus projektet kreative ndërtuan një minierë bitcoin-i me 40 modele Galaxy S5.

Pavarësisht nëse blini një telefon të ri çdo vit apo çdo muaj, pyetja që keni në mendje është çfarë të bëj me telefonin e vjetër. Ta shisni në ebay apo ndonjë prej dyqaneve lokale online?

Zakonisht telefonët e vjetër, e sidomos flagshipët, përmbajnë goxha fuqi kompjuterike brenda tyre.

Për të treguar se çfarë janë të aftë këta telefonë të bëjnë Samsung ka nisur një program i cili këshillon përdoruesit si të shfrytëzojnë potencialin e telefonëve të vjetër.

Samsung C-Lab, një ekip inxhinierësh me në fokus projektet kreative ndërtuan një minierë bitcoin-i me 40 modele Galaxy S5.

Jo vetëm që telefonët arritën të prodhonin Bitcoin, por gjithashtu rezultuan më efikasë sesa një desktop. Në fakt tetë Galaxy S5 së bashku ishin më efikas sesa një kompjuter me Core i7 2600.

Samsung gjithashtu demonstroi një tablet të kthyer në laptop Ubuntu dhe një telefon të vjetër të programuar me teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe përdoret për të hyrë në shtëpi.

Mirëmbajtja e kompjuterëve dhe procesorëve për prodhimin e monedhave virtuale mund të jetë e kushtueshme, sidomos kur flasim për elektricitetin e konsumuar. Për këtë shumë përdorues kanë gjetur mënyra efektive për të prodhuar monedha virtuale dhe miniera e Samsung duhet marrë në konsideratë.

Samsung C-Lab do të publikoi softuerin që kanë përdorur për të zhbllokuar telefonin madje edhe planet për projektet në fjalë plotësisht falas.

 (Kosova Sot)

21 orë e 57 minuta më parë