< Ford Mustang RTR me 700 kuajfuqi - Auto&Tech - Kosova Sot
Ford Mustang RTR me 700 kuajfuqi

Ford Mustang RTR me 700 kuajfuqi

Në panairin e veturave SEMA, i cili është mbajtur në Las Vegas, kompania e njohur Ford ka prezantuar modelin e ri për vitin 2018, Mustang RTR, shitja e të cilit do të fillojë së shpejti.

Për Mustang RTR janë përkujdesur Ford dhe Vaughn Gittin JR., të cilët kanë zgjedhur kofanon e re, spoilerin e përparmë, mbrojtësin e pasmë të ri me difuzer, spoiler mbi bagazh, dritat LED, rrotat e reja nga alumini, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Ford Mustang RTR për 2018-ën do të jetë në dispozicion në këto versione: Spec 1, Spec 2 dhe Spec 3, ndërsa versioni më i fuqishëm do të ketë motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 522 kW/700 kuajfuqi. 

Gjithashtu, Ford dhe Vaughn Gittin Jr. për këtë panair kanë përgatitur edhe modelin F-150 RTR Muscle Truck.

Ky Pick-up vjen me maskën e përparme të re, mbrojtësit anësorë të rinj, dritat LED, rrotat RTR Tech 6 me goma Nitto Ridge Grappler, amortizatorët e modifikuar, enterier Katzkin dhe pllakën me mbishkrimin Vaughn Gittin Jr.

(Kosova Sot)

14 orë e 1 minuta më parë